Reshjet e dendura të shiut në ditët e fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete të vendit. Shkodra paraqitet si një nga zonat më problematike.
Raportohet se shëtitorja buzë liqenit të këtij qyteti është nën “sundimin e përmbytjeve”, ku niveli i ujit është mbi 20 cm. Po ashtu nën pushtetin e ujit janë disa shtëpi në “Xhabije” dhe lagjen “Livadhe”, ku uji rreth shtëpive shkon mbi 60 cm.
Në disa shtëpi uji ka depërtuar deri në katet e para, ndërsa banorët e shtëpive që i kanë bazamentin më të ngritur po i lëvizin orenditë shtëpiake në katetet më të larta.
Banorët shprehen se fryrja e liqenit ka ardhur si shkak i shkarkimeve të shtuara në 24 orët e fundit, mosthellimit të lumit Buna si dhe “By Pas-it” të ri.