Shkodra pasurohet me një sit të ri arkeologjik, Rama publikon pamjet nga gërmimet shqiptaro-polake

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Bushat të Shkodrës janë zbuluar gjurmë të një qyteti antik ilir të shekullit IV para erës sonë, falë gërmimeve të përbashkëta shqiptaro–polake. Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga vendi i zbulimit, duke e cilësuar këtë një pasuri të çmuar kulturore për qarkun e Shkodrës.

Ai bëri të ditur se, krahas gërmimeve, po përgatitet edhe Zonifikimi Arkeologjik, i cili do të mundësojë administrimin dhe mbrojtjen e sitit të ri historik.

“Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat, ku gërmimet shqiptaro–polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV p.e.s.

Falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore”, shkruan Rama.

Share This Article