ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkencëtarët paralajmërojnë: Mbrojeni Arktikun nga inxhinieria klimatike ‘e rrezikshme’ 1 hour ago
Macron emëron aleatin e tij Sébastien Lecornu si kryeministër të ri francez 1 hour ago
TITUJT KRYESORE TE GAZETAVE NE UK: ‘Zemërim i Katarit’ dhe ‘Trump dënon sulmin ajror izraelit’ 1 hour ago
Phillipson është favoriti në garën për të zëvendësuar Angela Rayner. 1 hour ago
Shikoni foto mahnitëse të Chappell Roan, Charli XCX dhe Doja Cat të nominuara për çmimin e fotografisë muzikore 1 hour ago
Next
Prev
Home Show - Biz Opinion

Shkodra, që “mërzit” shumë bashkiakët socialistë jashtë Shkodrës!

albnews by albnews
8 May, 2023
in Opinion, Shqiperia
0
Shkodra, që “mërzit” shumë bashkiakët socialistë jashtë Shkodrës!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

opinion nga Mero Baze

Për herë të parë në Shkodër ka një betejë elektorale që ka bërë socialistët shkodranë të ëndërrojnë. Dhe nuk është për shkak të kandidatit të opozitës Bardh Spahia. Ai nuk është një kandidat i dobët, siç duan ta sulmojnë. Përkundrazi është shume herë më i mirë nga shumë kryetarë bashkish që ka pasur Shkodra këto tridhjetë vjet. Kjo, për shkak se në Shkodër PD e ka pasur garën vetëm brenda saj derisa të caktohej kryetari. Pasi caktohej, ishte i fituar. 
Spahia mund të ketë probleme me grupe brenda ish-partisë së tij, por nuk e ka këtë për shkak të performancës së tij, por për shkak se në Shkodër pas kaq vitesh opozitë, i vetmi vend pune është kryetar bashkie. 
Të dy kandidatët vijnë nga një origjinë familjare e njohur e së djathtës në Shkodër. Ali Spahiu ka qenë mjeku disident, dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike deri në vitin 1997, një figurë emblematike, si një antikomunist i palëkundur, që bezdinë ndaj rrymave të tjera të majta në PD, përfshi dhe Berishën e shprehte vetëm me shtrëngim nofullash për të mos folur. 
Benet Beci, i cili po vë në pikëpyetje traditën e fitoreve të së djathtës në Shkodër, vjen nga  një familje tradicionale  shkodrane, djali i gjuhëtarit të njohur Bahri Beci, i cili është mbrojtësi më i madh i integrimit të gegnishtes në normën zyrtare të gjuhës shqipe, vendosur nga Kongresi i Drejtshkrimit. Më shumë se sa të djathtën, familja e tij përfaqëson një linjë konservatore të së djathtës shqiptare. 
Në këtë aspekt, beteja nuk është mes ish-Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, por mes dy familjeve demokrate në Shkodër, njëra prej të cilave ka dhe mbështetjen e Partisë Socialiste, që vazhdon të jetë pakicë në atë qytet. 
Për këtë arsye, është hera e parë që socialistët ëndërrojnë fitoren në Shkodër. Por përtej Shkodrës, shumë socialistë në pushtet, nuk është se janë shumë të gëzuar me atë që ndodh në Shkodër.  
Projektet e shtrenjta që prezanton Benet Beci, qysh nga Porti i Bunës dhe deri tek ndërhyrjet e tjera në infrastrukturën e qytetit dhe zonën përreth, kanë trembur çdo kryebashkiak të sigurt socialistë që fiton më 14 Maj nga Tirana në Sarandë. 
Dhe nuk është se nuk kanë arsye të tremben. Basti i Edi Ramës për të marrë Shkodrën mund të zhvendosë gjithë investimet e pushtetit lokal në Shkodër, vetëm për tu treguar se u ka ikur jeta kot për tridhjetë vjet. 
Është kjo arsyeja që bashkiakët socialistë, të sigurt në fitoren e tyre aty ku janë, nuk kanë aq dëshirë të fitojë dhe Beneti në Shkodër. Aq më tepër që dhe Benetin nuk e kanë socialist.  
Ndaj beteja në Shkodër ngjan më shumë betejë mes dy demokratëve të vjetër dhe nuk u duket betejë e tyre. U duket si betejë që mund tu marrë pjesën e tyre të parave që ëndërrojnë. 

RelatedPosts

Bowen: Diplomacia në rrënoja pasi Izraeli sulmon udhëheqësit e Hamasit në Katar

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan pamjet nga Kepi i Rodonit: U shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun”

Pse emërimi i Shabana Mahmood mund të nënkuptojë një politikë më të ashpër ndaj imigracionit

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkencëtarët paralajmërojnë: Mbrojeni Arktikun nga inxhinieria klimatike ‘e rrezikshme’

Shkencëtarët paralajmërojnë: Mbrojeni Arktikun nga inxhinieria klimatike ‘e rrezikshme’

10 September, 2025
Macron emëron aleatin e tij Sébastien Lecornu si kryeministër të ri francez

Macron emëron aleatin e tij Sébastien Lecornu si kryeministër të ri francez

10 September, 2025
TITUJT KRYESORE TE GAZETAVE NE UK: ‘Zemërim i Katarit’ dhe ‘Trump dënon sulmin ajror izraelit’

TITUJT KRYESORE TE GAZETAVE NE UK: ‘Zemërim i Katarit’ dhe ‘Trump dënon sulmin ajror izraelit’

10 September, 2025
Phillipson është favoriti në garën për të zëvendësuar Angela Rayner.

Phillipson është favoriti në garën për të zëvendësuar Angela Rayner.

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result