Shkodra vatra e koronavirusit në 48 orët e fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shkodra po kthehet në një vatër të re ku përhapja e COVID-19 sa vjen e po rritet.  Brenda dy ditëve vetëm në bashkinë e Shkodrës janë regjistruar 22 raste

Bëhet fjalë për dy familje, njëra në Dobraç dhe tjetra në Kiras.

Numri i anëtarëve të 2  familjeve është  i lartë dhe po priten që të merren sërish sot teste të reja për të identifikuar zinxhirin epidemiologjik .

Dihet që kryefamiljari nga Dobraçi punonte në një subjekt tregtar prandaj gjurmimi I personave që mund të jenë infektuar është përcaktuar prioritet për të ndërprerë më pas dhe përhapjen e koronavirusit.   Po kështu kryefamiljara në Kiras kishte organizuar një ceremony mortore pak ditë më parë pasi I kishte ndërruar jetë bashkëshorti.

“Ende nuk dihet kush është pacienti zero që mund të ketë infektuar kryefamiljarët e dy familjeve. Po gjurmohet si për shetasin nga Dobraçi ashtu edhe për atë nga Kirasi, pasi ky zinxhir duhet të zbulohet sa më parë dhe të shkëputet” raporton Ora News.

Share This Article