Shkoi në spital me fryrje e dhimbje, i heqin tumorin 3 kilogramë e 750 gramë nga barku

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mjekët e një spitali në Turqi kanë hequr nga barku i një pacienteje një tumor plot 3 kilogramë e 750 gramë.

Mësohet se gruaja ka shkuar në spital me dhimbje dhe fryrje të madhe të barkut, e pas vizitave përkatëse, ajo i është nënshtruar një operacioni.

Ky operacion i ka zgjatur rreth dy orë, ndërsa doktorët u çuditën kur panë tumorin në fjalë, madje nuk nguruan as ta “reklamonin” në rrjetet sociale, duke bërë një foto me masën në dorë.

Shefi i pavijonit të spitalit privat ku u krye ndërhyrja deklaroi se tumori që i kishte prekur pacientesh shumë organe në trup, iu hoq me sukses dhe gjendja shëndetësore e saj paraqitet e mirë.

Share This Article