Sociologu Gëzim Tushi shprehet se shkollat tona janë të prapambetura “në mekanizmin pedagogjik të sjelljes me adoleshentët”.
Në një lidhje direkte me studion e “Ditarit”, në A2 CNN, Tushi deklaroi: “Shkolla është e prapambetur në mekanizmin pedagogjik të sjelljes me adoleshentët. Mësuesit duhet të ndryshojnë parimet e komunikimit ndaj kësaj moshe delikate. Adoleshentët nuk janë fajtorë, janë viktima. Së pari, janë viktima të jetës së tyre dhe unë them që ne duhet t’i mbrojmë ata nga vetja”.
“Shkolla duhet të skalitë disa tipare të humanizmit. Ku do t’i mësojnë adoleshentët parimet e komunikimit human dhe moral, përveçse në shkollë? Fëmijët po i mësojmë me parimet e suksesit me çdo kusht”, shtoi sociologu.