-Shkolla për futboll dhe edukim fizik-ASEK si mision primar dhe qëllim e ka edukimin dhe trajnimin e futbollistëve si në aspektin fizik gjithashtu edhe në aspektin teknik.
-Pasi që veq dihet se për një mirëqenie dhe rritje sa më të shëndetshme është esenciale stërvitja fizike si edhe këshillat nutritive, në shkollën tonë ofrohen të gjitha kushtet që do të mundësojnë që sportistët e rinjë të arrijnë rezultate të shkëlqyera.
-Planprogrami jonë përfshin:
1.Stërvitjet teknike në fushën e futbollit bëhen tri ditë në javë me trajnerin e vecantë.
Në këto stërvitje do të organizohen ushtrimet specifike dhe lojëra miqësore që do të mundësojnë moshave të reja të aftësohen në mënyrë sa më profesionale në aspektet
strategjike dhe teknike të futbollit.
2.Stërvitjet fizike në sallën e fitnesit bëhen dy ditë në javë me trajnerin e fitnesit, ku përfshihet program I vecantë stërvitor për moshat e reja. Programi me të cilin do të stërviten sportistët, do të permirsojë dukshëm aftësitë e tyre morfo-funksionale: largimi i mbipeshës trupore, shtimi i masës muskulore dhe ngritja e aftësive funksionale
(fiziologjike dhe motorike).
3.Matjet trupore (morfometrike) bëhen çdo muaj, ndërsa testet funksionale bëhen çdo dy muaj. Këto matje/testime periodike do të na ndihmojnë të përcjellim reagimin e organizmit ndaj aktiviteteve fizike, përcjelljen e rritjes dhe zhvillimit të femijëve, si dhe vlerësimin e rezultateve të arritura.
4.Këshillat nutritive dhe përpilimi I programit ushqimor do të bëhen nga Dr.Agron Rexhepi, me çka do të vlerësohet gjendja e ushqyeshmërisë për secilin fëmijë, si dhe do të ndikohet në riedukimin e tyre që në vazhdimësi të ushqehën shëndetshëm.
Këshillat nutritive do të jenë individuale për secilin fëmijë/sportistë.
Drejtori I shkollës së futbollit ASEK- Nderim Rexhepi
044-429-707

