Shkolla Shqipe” në Zvicër shpall konkurs për mësues në të gjitha kantonet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nisur nga kërkesave në rritje për hapjen e klasave të reja për mësimin e gjuhës shqipe në Konfederatën Zvicerane, “Shkolla Shqipe” në Zvicër, shpallë konkurs për mësues/e, në të gjitha kantonet e Zvicrës, si psh. Baselland, Bernë, Schwyz, Zug, Thurgau, Solothurn, Glarus, Appenzel, Tessin, Zyrih etj.

  1. Kriteret që duhen t’i plotësojnë kandidatët:
  2. a) Të posedojnë lejen e qëndrimit vjetor në Zvicër,
  3. b) Të kenë njohuri elementare në gjuhën gjermane,
  4. c) Të jenë të diplomuar në fushën e mësuesisë në institucionet arsimore. Përparësi kanë mësuesit e diplomuar në degët gjuhë shqipe dhe letërsi, parashkollor, arsim fillor, pedagogji, histori, gjeografi, muzikë dhe arte të kulturës shqiptare.
  5. Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë kandidatët:
  • Kërkesa për aplikim (shtojca bashkëlidhur)
  • Jetëshkrimi (CV – Curriculum Vitae) shoqëruar me një fotografi
  • Diploma (Kopje)
  • Vërtetimet e përvojës së punës
  • Lejeqëndrimi në Zvicër
  • Çertifikatat për kurset e ndjekura (Nëse e posedon një të tillë)
  1. Mënyrat e dorëzimet të dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet:
  2. a) Në adresën postare: Oberlandstrasse 70, 8610 Uster, “Shkolla Shqipe” në Zvicër,

ose të gjitha dokumentet e skanuara në PDF

  1. b) Në adresën elektronike (e-mail) të “Shkollës Shqipe”: shkollashqipezvicer19@gmail.com
  1. c) Për çdo paqartësi mund të kontaktoni Koordinatorin e “Shkollës Shqipe” në Zvicër, Dr.Vaxhid Sejdiun, në nr. e telefonit: 076 321 26 94
  2. Afati i Aplikimit është i hapur nga data 5 korrik deri më 20 gusht 2023

Share This Article