Shkollat mund të rihapen me “faza”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Çdo kthim i nxënësve në shkolla në Mbretërinë e Bashkuar do të bëhet me kujdes dhe “mund të jetë në faza”, por vetëm në kohën e duhur, tha Robert Jenrick në konferencën që përfundoi disa minuta më parë.

Ai tha se ishte i vetëdijshëm që shkollimi në shtëpi mund të jetë i vështirë dhe tha se ka prova anekdotale që ekziston një gamë e madhe sa i përket cilësisë së arsimit që fëmijët aktualisht marrin në shtëpi.

“Jam shumë i përqendruar tek ata fëmijë që ne njohim se janë të prekshëm … dhe janë në shtëpi dhe më pak të dukshëm,” tha ai.

Në rihapjen e shkollave, Dr Harries, zëvendësdrejtori kryesor mjekësor i Anglisë, tha që fëmijët që infektohen nga virusi “kanë tendencë të kenë më pak sëmundje klinike” dhe se sëmundja ka pak të ngjarë të bëhet e rëndë.

Ajo shtoi se kishte disa prova që sugjeronin që fëmijët më të vegjël janë më pak të ndjeshëm ndaj sëmundjes, por kërkohej hulumtim i mëtutjeshëm. (BBC)

Share This Article