Shkollat në Francë dërgojnë në shtëpi dhjetëra vajza myslimane: Hiqni abajat, atëherë ejani në mësim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shkollat në Francë kanë kthyer në shtëpi nxënësit myslimanë që refuzuan të ndërrojnë mantelin e gjerë të quajtur abaja.

Sipas ministrit të Arsimit Gabriel Attal, shkollat publike franceze kanë dërguar dhjetëra vajza në shtëpi pasi kanë refuzuar të heqin abajat e tyre (rroba të gjata e të gjera të veshura nga gratë dhe vajzat myslimane) në ditën e parë të vitit shkollor.

Duke sfiduar ndalimin e veshjes që shihej si një simbol fetar, gati 300 vajza u shfaqën të hënën në mëngjes të veshura me abaja.

Shumica ranë dakord të ndërronin mantelin, por 67 prej tyre refuzuan dhe u kthyen në shtëpi.

Qeveria njoftoi muajin e kaluar se po ndalonte abajat në shkolla, duke thënë se shkel rregullat mbi sekularizmin në arsim, teksa kanë ndaluar shamitë me arsyetimin se ato përbëjnë një shfaqje të përkatësisë fetare.

Lëvizja është pritur mirë nga e djathta politike, por e majta argumentoi se kjo lëvizje është një fyerje ndaj lirive civile, transmeton Al Jazeera.

Të hënën në mbrëmje, presidenti Emmanuel Macron mbrojti masën e diskutueshme, duke thënë se kishte një “pakicë fetare” në Francë po sfidon republikën dhe sekularizmin.

Share This Article