Shkollat në Kosovë do të mbesin të mbyllura

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndërprerja e procesit edukativo-arsimor në të gjitha nivelet në Kosovë do të vazhdojë deri në një vendim tjetër, është vendosur gjatë mbledhjes korresponduese të 16-të të Qeverisë së Kosovës, të mbajtur të enjten.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit është bërë e ditur se është shqyrtuar dhe miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të 11 marsit, të marrë për parandalimin e koronavirusit COVID-19.

“Ndryshohet nën paragrafi 1.1. i paragrafit 1. të vendimit bazë, ashtu që ndërprerja e procesit edukativo-arsimor në Institucionet Arsimore Publike dhe Private në të gjitha nivelet vazhdon deri në një vendim tjetër, me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna ( kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë)”, shkruan në njoftim.

Share This Article