Një grup që merret me problemet e edukimit thotë se supozimi i shkollimit në shtëpi në rast të bllokimeve në të ardhmen konsiderohet nga prindërit si “jo i qëndrueshëm”.
Grupi Sep for Schools, tha se ka dëgjuar nga prindërit të përlotur që përpiqen të ekuilibrojnë punën e tyre me edukimin e fëmijëve në shtëpi.
Sep for Schools i ka shkruar kryetarit të Komitetit për Arsim, Robert Halfon, duke i kërkuar atij që “të detyrojë qeverinë për të dhënë përgjegjësi për dorëzimin e një plani të qartë, gjithëpërfshirës dhe të zbatueshëm për të siguruar që fëmijët tanë të kthehen të sigurt në shkolla në shtator”. Më pas thuhet se çdo plan i ardhshëm duhet të “sigurojë që mësimi dhe mirëqenia e të gjithë fëmijëve të ketë përparësi, kudo ku ata jetojnë dhe në çfarëdo rrethanash”.
Qeveria thotë se në shtator të gjithë nxënësit në Angli do të kthehen në shkollë. Shkollat në Skoci dhe Irlandën e Veriut po synojnë gjithashtu një kthim të plotë për të gjithë nxënësit kur fillon afati i ri.
Ministrat në Uells kanë thënë se mësimi i përzier ka të ngjarë të vazhdojë për disa kohë./BBC