Si pasojë e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, ka shkuar në 7.266 numri i qytetarëve të cilët janë vetizoluar, kështu thekson zëvendës ministri i punëve të brendëshme Agim Nuhiu, i cili gjithashtu informon se është rritur në 77 numri i fletëparaqitjeve për mosrespektim të masave kundër virusit Korona.
Njoftimi i plotë i Nuhiut:
-Numri i qytetarëve në vetë/izolim shkon në 7.266.
-Rritet në 77 numri i fletëparaqitjeve sipas nenit 205 dhe 206 te Kodit penal (për mosrespektim të masave shtetërore për virusin corona).
Janë kontrolluar 1357 lokale afariste dhe janë ndërmarre masa adekuate kundër atyre që nuk i respektojnë rekomandimet shtetërore.
-Policia e shtetit vazhdon t’i ashpërsoi masat në këto rrethana për të mirën e shëndetit publik.