Shkon mbi 10 mijë numri i viktimave nga koronavirusi në Belgjikë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Belgjika, një nga vendet evropiane më i goditur nga koronavirusi, të mërkurën njoftoi se numri i të vdekurve nga pandemia kishte kaluar shifrën 10.000.

Gjatë kulmit të pandemisë në muajin prill, Belgjika regjistroi më shumë se 250 vdekje çdo ditë për rreth 10 ditë, sipas Institutit Sciensano.

Vendi, i cili ka një popullsi prej 11.5 milionë banorësh, ka raportuar për mbi 115.353 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Të moshuarit në rreth 1.500 shtëpi kujdesi janë prekur veçanërisht nga pandemia, transmeton rel. 

Që nga vera, kapaciteti i testimit është rritur, duke çuar në një rritje të mprehtë të numrit të rasteve pozitive të regjistruara, veçanërisht në shtator kur njerëzit u kthyen në punë dhe shkollë pas pushimeve verore.

Share This Article