Shkon me pushime në Madrid, kthehet i infektuar me linë e majmunit, COVID dhe SIDA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zakonisht, kur kthehesh nga një udhëtim në një destinacion turistik, merret me vete si suvenir një objekt i vogël por domethënës si kujtim për qëndrimin aty. 

Por në rastin e një 36-vjeçari nga Katania, në Itali, pushimet në Madrid nuk do të harrohen kurrë.  Pak pas kthimit nga kryeqyteti i njohur europian, ai është ndjerë keq dhe është diagnostikuar jo me një, por njëkohësisht me tre nga viruset më të përfolur në botë.

Bëhet fjalë për linë e majmunit, HIV dhe COVID-19, një rast unikal ky, sepse përfaqëson rastin e parë në botë kur këto tre viruse shfaqen në të njëjtën kohë tek një pacient.

I shtruar rreth dy javë në spitalin San Marco të Katanias, tashmë siciliani anonim ndodhet në banesën e tij, në gjendje të mirë shëndetësore, por rasti i tij po studiohet nga një grup studiuesish britanikë, siç pohon revista shkencore Journal of Infection.

Share This Article