Shkon në 106 numri i viktimave nga koronavirusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vazhdon dhe përkeqësohet situata nga koronavirusi. Mediat shkruajnë se bilanci është rënduar më ritme shumë të shpejta duke e çuar numrin e të vdekurve në 106.

Edhe numri i të prekurve është dyfishuar raportojnë mediat, duke shkuar në 4515 persona zyrtarisht të prekur ndërsa një ditë më parë ishtë 2835 persona.

Kufizimet në udhëtime janë forcuar ndërsa maska e bardhë në publik është e detyrueshme në shumë qytete në Kinë. Qyteti Wuhan është epiqendra por tashmë virusi është përhapur në qytete të tjera dhe madje edhe në shtete të tjera.

Wuhani është bllokuar duke u shndërruar në një qytet ‘të vdekur’ dhe transporti është mbyllur në të gjithë zonën.

Koronavirus shkakton një infeksion të rëndë akut të frymarrjes dhe deri tani nuk ka një kurë apo vaksinë specifike. Shumica e viktimave janë të moshuarit ose ato që kanë probleme me frymarrjen.

Share This Article