Shkon në 11 numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Florida, 150 të zhdukur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

kipet e kërkim-shpëtimit nxorën edhe dy trupa të tjerë nga rrënojat e ndërtesës së shembur në Florida, duke e çuar në 11 numrin zyrtar të të vdekurve, ndërsa 150 persona ende janë në listën e të zhdukurve, katër ditë pas fatkeqësisë.

Reshjet e shiut i penguan përpjekjet e autoriteteve për të gjetur më shumë trupa nën rrënojat e ndërtesës që dikur kishte 12 kate e 156 njësi banimi. Kjo mund të jetë fatkeqësia më e madhe në historinë e ShBA-së sa i përket shembjes së paqëllimtë të një strukture.

Ende asnjë i mbijetuar nuk është nxjerrë nga rrënojat e ndërtesës që ndodhej në qytezën Surfside, afër Miamit, shkruan Reuters

Në përpjekjet për nxjerrjen e trupave po marrin pjesë edhe ekspertë nga Izraeli e Meksika, të cilët po përdorin vinça, qen të trajnuar e skanerë me rreze infra të kuqe për të gjetur ndonjë shenjë jete nën rrënoja, ndonëse shpresa po venitet me kalimin e kohës.

Shkaktari i shembjes së ndërtesës është ende duke u hetuar, por autoritetet po përqendrohen te disa vërejtje në strukturë, të cilat ishin identifikuar në një raport të inxhinierëve më 2008.

Share This Article