Shkon në 14 numri i viktimave nga varianti Omicron në Britani, mbi 100 të hospitalizuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania është në alarm për shkak të variantit Omicron të COVID-19. Vendi deri më tani ka regjistruar 14 viktima dhe momentalisht 129 persona janë të shtruar në spital.

“Qeveria britanike nuk do të hezitojë të vendosë kufizime të mëtejshme për shkak të Covid-19, nëse të dhënat tregojnë se është e nevojshme,” tha nënsekretarja britanike e shëndetësisë, Gillian Keegan në një deklaratë për Sky News të mërkurën.

Kryeministri britanik Boris Johnson, në një deklaratë ditën e djeshme tha se nuk do të vendosë kufizime të reja në Britani para Krishtlindjeve, por situata është jashtëzakonisht e vështirë dhe qeveria pritët të marrë masa pas Krishtlindjeve.

Britania ka regjistruar 11,542,143 raste dhe 147,433 që nga fillimi i pandemisë.

Share This Article