Shkon në 150 mijë numri i viktimave dhe mbi 14 milionë i të infektuarve me Covid në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania ka regjistruar 313 viktima, duke çuar numrin e përgjithshëm në 150,057 që nga fillimi i pandemisë. 

Gjithashtu, vendi ka regjistuar 146,390 raste të reja në 24 orët e fundit, një numër më i ulët se rekordi i regjistruar  të martën.

Megjithatë, presioni mbi spitalet britanike po rritet mes një vale epidemish të shkaktuara nga varianti Omicron. Rreth 1.22 milion persona kanë rezultuar pozitiv gjatë javës së kaluar, 0.6% më shumë se javën e kaluar ndërsa numri i viktimave u rrit me 38.3% .

Deri më sot, 82% e britanikëve mbi 12 vjeç janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 dhe 35 milionë njerëz (rreth 60% mbi moshën 12 vjeç) kanë marrë një dozë përforcuese.

Share This Article