Shkon në 16 numri i viktimave në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tjetër pacient ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në Tiranë, pa mundur të shpëtojë dot në betejen me koronavirusin.

Lajmin e ka bere me dije sot Ministria e Shendetesise, duke dhene te rejat me te fundit lidhur me situaten e koronavirusit ne vend.

“Ju bëjmë me dije se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 78- vjeçar nga Durrësi i konfirmuar me COVID-19. 78-vjecari ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej 3 ditësh dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit”-njoftoi MSh ne deklaraten e sotme per mediat.

Deri tani janë 16 persona që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri.

Share This Article