Shkon në 17 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Spitalin Infektiv në Tiranë ka vdekur një pacient 75-vjeçar. Pacienti ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë, teksa vuante nga post-hemorragjia cerebrale, diabeti dhe hipertensioni.

Pacienti me inicialet A.C., ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërkohë që, gjendja e tij shëndetësore është rënduar në mënyrë të menjëhershme.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë rekord, pacienti nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Tashmë, numri i personave të vdekur në Shqipëri me Covid-19 shkon në 17.

Share This Article