Shkon në 31 numri i të vdekurve nga Koronavirusi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka ndërruar jetë këtë mbrëmje një tjetër pacient i prekur nga koronavirusi, duke e çuar numrin e viktimave në Shqipëri në 31.

Ministria e Shëndetësisë njofton zyrtarisht se fjala është për një pacient 71 vjeçar, i cili ndodhej në gjendje të rëndë prej një muaji. 71 vjeçari me origjinë nga Shkodra kishte pneuomi bilaterale prej Covid dhe vuante nga diabeti, insuficienca kardiake, hipertensioni etj.

NJOFTIMI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË:

Një pacient 71-vjeçar, i konfirmuar me COVID19, në gjendje të rëndë prej 1 muaji, me insuficiencë respiratore akute, ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme.
Pacienti 71-vjeçar me inicialet B.S., nga Shkodra, me pneumoni bilaterale, që vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese diabet, insuficiencë kardiake, hipertension, anemi kronike, megjithë asistencën e specializuar mjekësore në reanimacionin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, nuk arriti të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerit dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

31 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore të spitaleve COVID.

Kujtojmë se këtë të mërkurë u shënuan 16 raste të reja me një total të prekurish në 766. Por pavarësisht numrit të lartë, fatmirësisht shumica e të prekurve me Covid deri më tani janë të shëruar, ndërsa të vdekurit kapin shifrën e 30 viktimave.

Share This Article