Shkon në 40 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Pakistan

albnews
By
1 Min Read

Ka shkuar në 40 numri i personave që kanë humbur jetën, si pasojë e përplasjes së dy trenave në Pakistan.

Sipas mediave të huaja, një tren që udhëtonte në provincën Sindh ka dalë nga shinat, ndërsa treni tjetër është përplasur me të dhe për pasojë është përmbysur.

Ndërkohë, mësohet se ekipet e shpëtimit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për  tu dhënë ndihmën e parë të plagosurve.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Kryeministri Imran Khan, ku paralajmëroi hetim të plotë për zbardhjen e ngjarjes.

Share This Article