Shkon në 54 numri i viktimave nga uragani Ian

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 54 persona u konfirmuan të vdekur si pasojë e uraganit Ian, nga viktimat 47 janë në Florida, katër në Karolinën e Veriut dhe tre në Kubë.

Më shumë se 1,000 njerëz u shpëtuan nga zonat e përmbytura vetëm përgjatë bregut jugperëndimor të Floridës, tha Daniel Hokanson, gjeneral dhe kreu i Gardës Kombëtare.

Në Washington, Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti i ShBA-së, Joe Biden, dhe gruaja, Jill Biden do të udhëtonin për në Florida të mërkurën. Pos viktimave, dëme të mëdha u shkaktuan në infrastrukturë, duke filluar nga shkatërrimi i shtëpive, rrugëve dhe rrjetit të energjisë elektrike, shkruan CBC.

Share This Article