Shkon në 55 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Malishevë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga 21 personat e shëruar nga koronavirusi të enjten, 19 prej tyre janë nga komuna e Malishevës. Kjo e çon në 55 numrin e të shëruarve nga koronavirusi në Malishevë.

Shërimi i 19 personave nga Malisheva ka ardhur pas 40 ditësh karantine të plotë të kësaj komune, që ishte ndër të parat e prekura me koronavirus.

Në Malishevë deri tash janë infektuar 70 persona. Prej tyre janë shëruar 55 e një rast ka përfunduar me fatalitet.

Në Kosovë, numri i të prekurve me koronavirus ka arritur në 669. Të shëruar janë 159 e 19 persona kanë vdekur.

Share This Article