Shkon në 600 euro paga mesatare në Maqedoninë e Veriut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi ka bërë të ditur se për një vit e gjysmë përpara përfundimit të mandatit në qeveri kanë plotësuar premtimin e tyre zgjedhor për 600 euro pagë mesatare.

Sipas Grubit, paga mesatare neto në muajin prill ka arritur vlerën prej 36.134 denarë dhe është rritur për 14,6 për qind në krahasim me të njëjtin muaj në vitin e kaluar.

“Paga mesatare neto në muajin prill ka arritur vlerën prej 36.134 denarë dhe është rritur për 14,6 për qind në krahasim me të njëjtin muaj në vitin e kaluar. Qeveria mbetet e përkushtuar për të përmirësuar në vazhdimësi standardin jetësor të qytetarëve përmes aplikimit të metodologjisë efikase për rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme të pagave”.

 Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi në Facebook

Share This Article