Shkon në 75 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka shkuar në 75 numri i vdekjeve si pasojë e koronavirusit në Kosovë. Vetëm të dielën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar nëntë vdekje, në raportin ditor.

E diela e 5 korrikut shënon ditën rekorde sa i përket numrit të vdekjeve në vend.

Në mëngjesin e së dielës, hapësirat e Klinikës Infektive ishin rrethuar me shirit nga Policia, shkaku i pesë rasteve të vdekjeve, me pak kohë dallim ndërmjet, e që ngjalli dyshime. Institucionet shtetërore gjatë ditës nuk kanë konfirmuar numrin e vdekjeve të së dielës, ndërsa në raportin ditor të IKSHPK-së numri ka shkuar në 75, për dallim nga 66 sa ishte një ditë më herët.

Deri tash në Kosovë janë regjistruar 3508 raste pozitive. 1902 prej tyre janë shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 1531. Të dielën u regjistruan 152 raste të reja me koronavirus.

Share This Article