Shkon në 85 numri i viktimave në Maqedoni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se janë regjistruar 47 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i personave të shëruar rritet në 992.

Ministria e Shëndetësisë tha se një person ka vdekur nga koronavirusi, duke e çuar në 85 numrin e viktimave nga pandemia.

Në 24 orët e fundit po ashtu janë konfirmuar 7 raste të reja me COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë, në vend janë konfirmuar gjithsej 1 518 të diagnostikuar me virusin.

Në 24 orët e kaluara janë kryer 113 teste, me çka numri i përgjithshëm i testeve të kryera arrin në 17 359.

Në kuadër të masave për luftimin e koronavirusit, vendi ka mbyllur institucionet arsimore, restoranet, kafenetë dhe baret, ndërkohë që zbaton kufizimin e lëvizjes së lirë.

Share This Article