Shkon në mbi 10 mijë numri i viktimave në Nju Jork

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, njoftoi se janë konfirmuar 671 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e rritur numrin e viktimave në 10.056.

Ai shprehu besimin se”më e keqja ka mbaruar” pasi spitalet duket se po arrinin tavanin e shkallës së të infektuarve dhe vdekjeve të reja. “Kurba është në thelb e sheshtë por ka arritur në nivel pikëllues”, tha Cuomo.

Nju Jorku ka më shumë raste të të infektuarve me koronavirus, sesa secili shtet tjetër në Shtetet e Bashkuara, tregojnë të dhënat e fundit. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në SHBA ka arritur në 558,999, ndërsa 22,154 persona kanë vdekur.

Share This Article