Shkon në mbi 15 mijë shifra e të vdekurve nga koronavirusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i personave të vdekur nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar në 15 mijë e 308, ndërsa të infektuar janë më shumë se 349 mijë njerëz.

Ndërkohë, kreu i Komitetit Olimpik në Japoni ka thënë se e ka shqyrtuar shtyrjen e datës së zhvillimit të këtyre lojërave pas rritjes së presionit nga vendet tjera dhe shumë kërkesave të komiteteve për të marrë një vendim të tillë.

Ndonëse Kina e ka raportuar një numër të vogël të rasteve të reja dhe asnjë rast të transmetimit lokal, përhapja po vazhdon me ritme të mëdha në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Në Gjermani u konfirmuan mbi katër mijë raste të reja, ndërsa shifrat po rriten edhe në Britani, Spanjë, Francë e Itali, shkruan “The Guardian”.

Masa ta ashpra për izolim tashmë kanë marrë edhe Zelanda e Re e Australia e largët, duke e kufizuar qarkullimin e njerëzve dhe duke i mbyllur kufijtë për të huajt.

Share This Article