Shkon në pesë numri i të vdekurve nga protestat e sotme në Birmani

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Forcat e sigurisë kanë shtënë në turmën e protestuesëve në kryeqendrën komerciale të Birmanisë, Yangon, sot, duke shkaktuar vdekjen e së paku pesë personave, siç kanë raportuar mediumet e huaja.

Në video shihen protestuesit duke mbajtur mburoja dhe helmeta, ndërsa janë konfrontuar me forcat e rendit në qarkun Hlaingthaya në Yangon.

Më tepër se 80 persona kanë vdekur dhe mbi 2100 janë arrestuar që nga grusht-shteti ushtarak në Birmani më 1 shkurt.

Edhe dy persona të vdekur në protestat në Birmani

Të paktën dy njerëz u qëlluan për vdekje gjatë protestave në qytetin më të madh të Birmanisë të dielën, ndërsa forcat e sigurisë vazhduan goditjen e tyre të dhunshme kundër protestueseve pas grusht-shtetit ushtarak të muajit të kaluar.

Njëra nga viktimat u qëllua në kokë dhe tjetra u qëllua në bark, sipas mediave lokale që mbulojnë protestat në Hlaing Thar Yar Township në Yangon, raporton AP.

Të shtunën, udhëheqësi civil i qeverisë birmaneze duke u fshehur u zotua të vazhdojë të mbështesë një “revolucion” për të larguar ushtrinë që mori kontrollin e shtetit më 1 shkurt.

Mahn Win Khaing Than, i cili u emërua nënkryetar i përkohshëm i partisë që udhëhiqet nga Aung San Suu Kyi, iu drejtua publikut të shtunën për herë të parë që nga grusht-shteti.

Për gati një muaj e gjysmë, protestat në Birmani nuk janë ndalur duke kundërshtuar marrjen me forcë të pushtetit nga ushtria e vendit. Deri tani, janë vrarë afërisht 100 protestues.

Share This Article