Shkon në plazh, kthehet pa jetë – Aksidenti fatal pranë Gjirit të Lalzit, humb jetën 16-vjeçari. Një tjetër i plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Hamallaj.

Policia e Durrësit thotë se në aksident humbi jetën 16-vjeçari Alban Hasrama.

Mësohet se adoleshenti ka ndërruar jetë në spital pas aksidentit fatal, ndërsa një 20-vjeçar me iniciale E.K, është duke marrë ndihmë mjekësore.

Sipas policisë, i riu Alban Hasrama ka qenë paragjer në mjetin që drejtohej nga 20-vjeçari E.K.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Share This Article