Shkon në rreth 1 mijë e 300 numri i viktimave dhe 5 mijë e 700 i të plagosurve nga tërmeti në Haiti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tërmeti shkatërrimtar që goditi Haitin të shtunën i ka marrë jetën deri më tani 1,297 personave ndërsa mbi 5,700 të tjerë janë të plagosur.

Magnituda 7.2 bëri që toka të dridhej fort dhe të çahej, ndërsa ndërtesat filluan të shembeshin sikur të ishin prej kartoni.

Tani spitalet në Haiti po përballen me një fluks të madh njerëzish që kërkojnë ndihmë, ndërsa e ekipet për kërkim-shpëtim janë nisur edhe nga vendet fqinje për të ndihmuar në Haiti.

Shkalla e dëmit u bë më e qartë më 15 gusht, kur Agjencia për Mbrojtje Civile ka thënë që më shumë se 700 ndërtesa janë shkatërruar, duke përfshirë spitale dhe shkolla, si dhe të paktën 3,778 shtëpi janë shkatërruar,  dhe po ashtu km të tërë rrugë janë dëmtuar.

Dëmi më i madh është raportuar në qendër të qytetit Jeremie, në të cilin jetojnë rreth 200,000 persona.

Punëtorët ndërkombëtarë për ndihma, mjekë dhe shpëtimtarë tjerë janë parë në aeroportin Port-au-Prince, duke pritur për t’u nisur në zonën e dëmtuar nga tërmeti.

Por sikur të mos mjaftonte tërmeti Haiti po përballet edhe me një krizë politike, që pas vrasjes së presidentit Jovenel Moise më 7 korrik.

Share This Article