“Shkrepëtima” e Petrit Halilajt merr formë për Bienalen e Lyonit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tash gati një muaj artisti Petrit Halilaj është duke qëndruar në Lyon të Francës. Ai dhe ekipi i tij janë duke realizuar detajet e fundit që kanë mbetur për të prezantuar projektin “Shkrepëtima” para vizitorëve të edicionit të 15-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor në Lyon.

Edicioni i sivjetshëm do të mbahet prej 18 shtatorit deri më 5 janar, shkruan sot Koha Ditore. 

Instalacioni “Shkrepëtima” rikontekstualizon skenën, kostumet dhe objektet e performancës artistike që është dhënë në Runik në verën e vitit të kaluar. Komplet si projekt, si ekspozitë me dokumentarin e realizuar së fundmi, prezantohet në hapje të edicionit të 15-të të ngjarjes së madhe të artit.

Është pikërisht kjo vepër që është përzgjedhur edhe për atë që njihet si parahapje që do të mbahet më 16 shtator, e ku zakonisht marrin pjesë kritikë, kuratorë, artistë e pjesëtarë të tjerë të njohur të botës së artit.

Image

Elementi kryesor i “Shkrepëtimës” është shtrati i ëndërrimtarit. Mbi shtrat qëndrojnë të varura qindra objekte të cilat artisti i ka mbledhur gjatë pastrimit të Shtëpisë së Kulturës në Runik, para performancës që e ringjalli atë ambient. Ngritja e këtyre objekteve në qiell ua kthen atyre madhështinë që kanë pasur dikur.

Halilaj ka thënë se në Lyon do të prezantohen të gjitha elementet e performancës, si dhe materialet e vërteta të Shtëpisë së Kulturës në Runik, e lënë pas dore që në fund të viteve ’90.

Share This Article