Në këto kohë krize të shkaktuar nga COVID-19, e rëndësishme është të motivohemi dhe të shohim përpara. Njerëzit janë të lodhur nga kjo situate, por dhe të motivuar për t’ia dalë mbanë e për të ecur para. Me sa duket, më i lodhur është shteti shqiptar dhe plotësisht i pa motivuar.
Që kur COVID-19 u përhap në Europë, u pa qartë që të gjitha shtetet u vunë në vështiresi për t’u përballur me këtë pandemi. Shqipëria nuk i kishte mundësite dhe asnjë kapacitet përballë kësaj pandemie, duke ditur se shteti yne gjithmonë i ka vëne kazmën sistemit tone mjekësor. Masa e vetme që i kishte ngelur për të marre, ishte karantinimi i të gjithë vëndit. Ishte një masë e marrë nga një shtet që mendon “sot për nesër”, sepse gjithmonë i ka lënë në baltë mjeksine shqiptare.
Motoja ‘’Shëndetesia falas’’ që e majta erdhi në pushtet, ishte një moto që me anë të PPP, ministri Beqaj të pasurohej sot e të linte dikë tjetër të mendonte për nesër. Ministria e Shëndetesisë është dikasteri më
i rrënuar i kësaj qeverie, është lënë gjithmonë në baltë nga mendësia sot për nesër dhe janë po ata mjekë që janë lënë në baltë qe po e nxjerrin këtë qeveri nga balta.
Po t’i marrësh te gjitha dikasteret e shtetit tonë funksionojnë sot për nesër. Po flitet se kjo mbyllje e vendit po rrënon ekonominë, por mua më lind një pyetje: Cilën ekonomi po rrënon? Jemi një shtet qe ekonomia jone nuk varet nga sesi punon/operon/planifikon Qeveria jonë, por nga shumë faktorë të tjerë.
Qeveria jonë punon sot për nesër. Qeveria jonë nuk ka menduar për rezervat në raste emergjencash natyrore, sa herë ka të tilla raste, shtrin dorën per hua. Ka përmbytje, “S’kemi para thotë”, bie tërmet, “S’kemi para”, prandaj po presim një konferencë donatorësh nga bota. Ka pandemi ku e gjithë bota po e vuan dhe ku qeveria jonë s’ka ku të marrë hua ku del në pah shteti yne “sot për nesër”. Paketat e ndihmës per ekonominë e vëndit, tregojnë më së miri sesi qeveria e vëndit tonë punon “sot për nesër”, ku Ministria e Financave dhe e Ekonomisë, nuk e di sesa para ka në arkën e Shtetit.
Marrim Ministrinë e Mbrojtjes që përvec paradës për të treguar se ka disa makina e pajisje të dhuruara nga NATO, as edhe një ndihmë nuk ka në rezervat e saj, s’ka as dizefiktantë për personelin e ushtrisë tonë, e jo më të jetë e gatshme për te ndihmuar. Thjesht, dikasteri “sot për nesër”, ku ka punonjës të saj që s’janë paguar këtu e dy vjet.
Ministria e Brëndshme është thjesht një “meme” për faktin se 30 vjet njësoj si ajo e Shëndetesisë, është lënë në balte nga shteti “sot për nesër”.
Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, thjesht: “S’po punojmë sot se nesër tregun na e mbush Maqedonia e Veriut dhe Greqia”.
Ministria Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes që me paketat e ndihmës per t’i ndihmuar sipërmarrjet , do te dale në pah thënia e famshme e vetë ministrit: “Ne do te vjedhim më mirë se ata të tjerët sot që të mos ketë nesër”.
Dhe për t’i vëne vulën motos “sot për nesër”, në cdo rast kontrollin e merr Arben Ahmetaj, i cili ndodhet kudo për të rindërtuar shtetin e “sot për nesër”.
Nuk po zgjatem me dikasteret tjera sepse nëse një shtet do mendonte per të ardhmen e tij, do edukonte breza, do bënte c’mos për të mbajtur rininë dhe t’u jepte punë. Për fatin tonë të mirë kemi akoma mjekë të zotë që kësaj here me eksperiencën e tyre të fituar në punën e tyre në kushtet e harresës nga shteti yne, arritën ta nxjerrin këtë shtet nga balta e të perballen denjësisht me këtë pandemi.
Dhe në fund po e mbyll me Kryeministrin, i cili tejkalimin e kësaj krize do lërë për nesër për ta pikturuar ashtu sic ka bere keto vite me shtetin ‘’sot për nesër’’.