Shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare i jepet nënshtetësia e Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shkrimtarit të mirënjohur, Ismail Kadare, i është dhënë nënshtetësia e Kosovës. Lajmi u bë me dije të martën nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila njoftoi edhe nënshkrimin e dekretit të nënshtetësisë për Kadarenë.

Osmani pritet t’ia dorëzojë nënshtetësinë shkrimtarit gjatë një vizite të planifikuar së afërmi në Shqipëri.

Dhënia e nënshtetësisë së ikonës së letërsisë shqipe, shkrimtarit Ismail Kadare është nderim i shtetit të Kosovës për krijuesin, i cili vazhdimisht është pikë e rëndësishme referimi për shqiptarët kudo në botë. Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj ndihen të nderuar nga personaliteti i shquar i kombit, shkrimtari ynë i përmasave botërore, Ismail Kadare, i cili me krijimtarinë e tij ka afirmuar gjuhën, kulturën dhe traditën tonë”, ka thënë Osmani.

Më 8 qershor, Kadare mori edhe urdhrin “Hasan Prishtina” në Kosovë, dorëzuar nga vetë presidentja Osmani teksa ai qëndronte në Prishtinë si mysafir në Panairin e librit “Prishtina 2023”.

Ismail Kadare është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme dhe janë përfaqësueset kryesore të letërsisë shqipe nëpër botë.

Share This Article