• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 17, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

by albnews
17 May, 2025
in Albania, Opinion
0
2
VIEWS

Margo Rejmer

Tre ditët e para pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri më lanë me ndjesinë sikur isha mbërthyer në një kënetë dhe nuk kisha forcë të dilja prej saj.

1.      Të gjithë e dinin që Partia Socialiste e Edi Ramës do të fitonte, por përmasat e fitores janë tronditëse – 52 për qind mbështetje, që sipas sistemit proporcional të çuditshëm shqiptar i jep atij 83 mandate në parlament nga 140 gjithsej. Ky është mandati i katërt për Ramën. Sa më shumë e korrupton sistemin, sa më shumë skandale mbledh mbi supe, sa më arrogant dhe agresiv bëhet, aq më shumë mandate fiton në parlament.

2.      Si ia del? Në vitin 2013, Rama erdhi në pushtet me slogane për luftën kundër korrupsionit, informalitetit, forcimit të administratës dhe institucioneve. Veprimi i parë që bëri ishte mbyllja e “republikës së marijuanës” në Lazarat, e lidhur me Partinë Demokratike – dhe bota u mahnit: sundimi i ligjit! Ndërkohë, për 12 vite, Rama ndërtoi një sistem ku mori kontroll pothuajse të plotë mbi median, çoi në kolaps shoqërinë civile, thelloi krizën e arsimit (sidomos në nivel universitar), dhe e ktheu administratën në një makineri gjigante që punon për partinë në pushtet. Në Tiranë, paratë e mëdha të trafikut të kokainës po pastrohen përmes ndërtimit të kullave të reja, dhe askush nuk pyet: nga vijnë këto para? Dhe mbi të gjitha: përse i duhet një vendi që po zbrazet edhe disa kulla të tjera mbi 200 metra?

3.      Mrekullitë janë të mundshme në Shqipëri – si për shembull zgjedhja e 29-vjeçares Sara Mila nga lista e hapur e Partisë Socialiste, për të cilën mafia e kokainës nga Elbasani mblodhi vota. Mafiozët donin të kishin njeriun e tyre në parlament, pa ndërmjetësinë e Ramës – dhe çfarë është për ta blerja e mbi 18 mijë votave? E panjohura Sara Mila mori rezultatin e dytë më të lartë në vend. Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

4.      Në Shqipëri, zakonisht nuk merr një vend pune në shtet nëse nuk je i lidhur në një mënyrë apo tjetër me Partinë Socialiste. Dhe nëse tashmë punon në shtet, duhet të shndërrohesh në militant që punon për partinë, përndryshe rrezikon vendin e punës. Edi Rama ka krijuar një sistem me dhjetëra mijëra patronazhistë që mbledhin informacion të ndjeshëm për preferencat elektorale të shqiptarëve. Për të ditur se kush mund të jepet për ndonjë përfitim në këmbim të votës. Kalojnë vite dhe shumë njerëz që ndërtuan një shtëpi në vitet ‘90 ende nuk e kanë të legalizuar, sepse çështjet zvarriten në gjykatë për dekada. Tani imagjino: pas gjithë këtyre viteve, merr një sinjal se shtëpia do të legalizohet – në këmbim të njëzet votave. Çfarë bëni? E gjithë familja shkon të votojë, që më në fund të keni shtëpi me letra. Gjëra që në vendet e sundimit të ligjit zgjidhen thjesht, në Shqipëri jepen si shpërblim për besnikëri elektorale. Kohët e fundit fola me një vajzë, familja e së cilës kishte pasur një fermë marijuane në Lazarat disa vite më parë. Ajo më tha se edhe pse “historikisht” kishin mbështetur Partinë Demokratike, këtë vit do të votonin për Partinë Socialiste, sepse iu ishte premtuar legalizimi i një ndërtese pa leje në këmbim të votës.

5.      Miti i diasporës, se vota e saj mund të ndryshojë situatën politike në Shqipëri, u rrëzua – diaspora, e cila për herë të parë pati të drejtën të votonte nga jashtë, mbështeti masivisht Partinë Socialiste. Në Tiranë më thanë se çdo punonjës i administratës kishte detyrë të kontaktonte dhjetë shqiptarë që jetojnë jashtë, dhe më pas secili prej tyre merrte telefonata nga PS për t’i pyetur për kë do të votonin. Asnjë parti tjetër nuk kishte burime për të bërë fushatë jashtë vendit. “Diaspora vjen në Shqipëri për pushime dhe shikon kryesisht propagandën e Top Channel. Ata nuk jetojnë këtu çdo ditë,” thoshin miqtë.

6.      Por ata që jetojnë çdo ditë në Shqipëri, mbështetën masivisht Edi Ramën. Ose sepse donin, ose sepse duhej. Ata që nuk donin të votonin, nuk shkuan fare – pjesëmarrja ishte vetëm 42 për qind. Ata që duhej të votonin, votuan për Edi Ramën.

7.      Këtë vit, për herë të parë, shqiptarët kishin një gamë të gjerë partish të reja për të zgjedhur – Shqiperia Bëhet dhe Mundësia në të djathtë, dhe Lëvizja Bashkë në të majtë. Edhe pse mbi 123 mijë vota shkuan për partitë e reja, ato u përkthyen vetëm në tre mandate. Një rrugë e gjatë dhe e vështirë i pret këto forca të reja në përpjekjen për të ndryshuar gjithçka në Shqipëri. Në fakt, ato duhet të arrijnë diçka që sot duket e pamundur: të rrëzojnë themelet e një sistemi thellësisht të korruptuar dhe mentalitetin e shqiptarëve që vazhdojnë të zgjedhin të keqen e qëndrueshme në vend të të resë së pasigurt.

8.      Dhe sot (dje), liderët e vendeve europiane mblidhen në Tiranë. Do t’i urojnë Edi Ramës një tjetër fitore. Rama do të flasë për të ardhmen e ndritur të Shqipërisë dhe anëtarësimin në BE. Shampanja do të hapet, patronazhistët do të mbledhin informacion, televizionet do të shfaqin kryeministrin që buzëqesh përkrah politikanëve europianë që e përgëzojnë.

9.      “Rama do të qeverisë deri sa të vdesë” – këto janë zëra që i dëgjoj ndonjëherë. Pse ndodh kjo? Sepse ai shpërblen besnikët, korrupton kundërshtarët, huton opozitën, injoron intelektualët, dhe mbi të gjitha, e njeh mentalitetin shqiptar më mirë se kushdo tjetër. Para tyre shfaqet si shtetari që duan: pak arrogant si sulltan, pak i butë si Enver Hoxha. Ai ndien që shqiptarët nuk kanë nevojë për liri, ose nuk kanë forcë apo vullnet për t’u rebeluar. Ata duan jetë të sigurt, të parashikueshëm – dhe diku në horizont, shpresën e anëtarësimit në BE.

10.  E mbyll këtë postim të gjatë me një foto nga Divjaka dhe një anekdotë: ditën e zgjedhjeve, ndërsa po haja darkë në një restorant lokal në Divjakë, një vajzë në tavolinën pranë mori një telefonatë dhe, pas një bisede të shkurtër, e mbylli me nerva. Siç shpjegoi ajo për prindërit, patronazhistët e Partisë Socialiste e kishin telefonuar për ta pyetur nëse kishte votuar.

Previous Post

“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS

Next Post

Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos

albnews

albnews

Related Posts

“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS
Albania

“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS

17 May, 2025
“E mira, e keqja dhe e shthurura”, CNN rendit këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira! Surprizon Shqipëria
Albania

“E mira, e keqja dhe e shthurura”, CNN rendit këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira! Surprizon Shqipëria

17 May, 2025
TKURRET SHQIPËRIA! INSTAT: Vazhdon rënia e popullsisë
Albania

TKURRET SHQIPËRIA! INSTAT: Vazhdon rënia e popullsisë

16 May, 2025
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

17 May, 2025
“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS

“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS

17 May, 2025
Man Utd vendosi dy rekorde tronditëse në Ligën Premier pas humbjes nga Chelsea

Man Utd vendosi dy rekorde tronditëse në Ligën Premier pas humbjes nga Chelsea

17 May, 2025
“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4709 shares
    Share 1884 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM