Shkronja që u bë simbol / ’Z’-ja ruse, propagandë, patriotizëm, krime lufte

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Që kur nisi agresioni rus në Ukrainë, gërma “Z” u përdor nga Rusia si një mënyrë për të identifikuar automjetet ushtarake. Por tani është bërë një simbol propagandistik brenda Rusisë dhe Ukrainës, thonë studiuesit.

Me nisjen e agresionit rus në Ukrainë, gërma “Z” po përdorej në rrjetet sociale, në koncerte patriotike në Rusi, në tubime që mbështesnin luftën, apo edhe në automjete e veshje.

Gërma “Z” është bërë tani një nga mjetet kryesore të propagandës së Kremlinit në luftën që ka nisur kundër Ukrainës.

“Simbolet luajnë role komplekse në politikë. Një nga rolet më të rëndësishme është lidhja e emocioneve me propogandën specifike që Kremlini dhe udhëheqësit e tjerë politikë duan të nxjerrin. Mendoj se në këtë rast, gërma ‘Z’ ka për qëllim të ngjall tek njerëzit emocione patriotizmi, besnikërie”, thotë për Zërin e Amerikës Henry Hale, nga universiteti “George Washington”.

Gërmat “Z” dhe “V” u panë për herë të parë në tanket ruse në ditët para se të niste lufta, por asnjë arsye zyrtare nuk u dha në atë kohë. Më pas ministria ruse e Mbrojtjes tha se gërma “Z” përdorej për të simbolizuar fitoren. (“Za pobedu” në gjuhën ruse do të thotë “Për fitore”)

Të tjerë studiues thonë se përdorimi i këtij simboli nga Rusia bëhet edhe për të krijuar unitet kombëtar. Studiuesit thonë se zgjedhja e këtij simboli nga Rusia është e pa menduar mirë, për shkak të ngjashmërisë me simbolin e nazistëve.

Sidoqoftë, për shumëkënd, shkronja ‘Z’ është bërë tani simbol i tragjedisë dhe krimeve të luftës.

Share This Article