Një çift britanik udhëtuan për në shtëpi nga Franca, ku po i kryenin pushimet, por me të mbërritur zbuluar se një emigrant ilegal, 17 vjeç, ishte fshehur në bagazhin sipër makinës së tyre.
Simon Fenton, 57 vjeç, e parkoi makinën e tij Shkoda në Nejuburi të qytetit Berkshire, ku nga aty e dëgjoi gruan e tij Sallyn, teksa bërtiste shumë. Ajo së pari e pa një këpucë, e pastaj dëgjoi se brenda lëvizte diçka.
Ata e panë më pas një dorë që doli nga bagazhi, e më pas doli edhe djali i cili filloi të fliste gjuhën holandeze dhe gjermane. Çifti e zbuluan më pas se djaloshi ishte 17 vjeç nga Egjipti.
Ata e lajmëruan policinë e cila arriti në vendin e ngjarjes dhe e dërguan djaloshin në qendrën e azilkërkuesve.