Shkuan për ta pastruar lumin, mbyten 11 nxënës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Njëmbëdhjetë nxënës janë mbytur dhe dhjetë të tjerë janë shpëtuar gjatë një aksioni për pastrimin e lumit në Javan Perëndimore të Indonezisë, thanë të shtunën zyrtarët e këtij vendi.

Zyrtarët lokalë thanë se 150 nxënës të një shkolle të mesme islame ishin duke marrë pjesë të premten në aksionin për pastrimin e lumit “Cileueur”, kur 21 prej tyre rrëshqitën në ujë, shkruan Fox News.

“Moti ishte i mirë dhe nuk kishte vërshime. Ata fëmijë që u përmbytën ishin duke ia mbajtur dorën njëri-tjetrit. Njëri prej tyre rrëshqiti dhe të tjerët ranë pas tij”, tha Deden Ridwansyah, drejtor i Zyrës së Kërkimshpëtimit në Bandung.

Foto: Associated Press

Banorët lokalë dhe një ekip i shpëtimit arritën që të shpëtojnë dhjetë nxënës, të cilët u dërguan në një spital të afërt.Reklamë

Ishte e qartë se nxënësit nuk kishin jelekë kundër mbytjes në ujë. Sipas disa raportimeve, nxënësit po mundoheshin që ta kapërcenin lumin.

Foto: Associated Press

Ndryshe, të reshurat shkaktojnë rrëshqitje dheu e vërshime të shpeshta në Indonezi, ku miliona njerëz jetojnë në zona malore ose afër fushave të rrezikuara nga vërshimet.

Në shkurt të vitit 2020, së paku gjashtë nxënës mbetën të vdekur nga vërshimet. Ata u mbytën në një lumë në distriktin Sleman të provincës Yogyakarta.

Share This Article