Shkup, zjarr në një ndërtesë ku ndodhen institucionet shtetërore

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bëhet fjalë për katin e parë të ndërtesës ku është Inspektorati shtetëror i Mjedisit Jetësor. Në ndërtesë janë të vendosura edhe Zyret e Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Agjencisë Informative Mediatike

Mëngjesin e sotëm ka shpërthyer një zjarr në një ndërtesë në Shkup ku ndodhen edhe institucionet shtetërore, i cili më pas është lokalizuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për katin e parë të ndërtesës ku është Inspektorati shtetëror i Mjedisit Jetësor. Në ndërtesë janë të vendosura edhe Zyret e Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Agjencisë Informative Mediatike (MIA).

Komandanti i Brigadës Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Vlladimir Simonovski, në deklaratën për gazetarët tha se në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar me 9 automjete zjarrfikëse dhe 24 zjarrfikës.

“Zjarri u lokalizua rreth orës 08:50 minuta”, u shpreh ai duke treguar se shkaku i zjarrit, sipas vlerësimeve të para, është instalimi elektrik.

Sipas tij, gjatë zjarrit nuk ka qenë askush në ndërtesë për arsye se ka filluar para fillimit të orarit të punës.

Simonovski tha se një zjarrfikës është asfiksuar dhe ekipi i ndihmës së shpejtë ka intervenuar. Zjarrfikësi është në gjendje stabile.

Sipas vlerësimeve të para, zjarri tashmë i shuar ka dëmtuar katin e parë dhe pjesën e jashtme të ndërtesës.

Share This Article