Shkupi, Prilepi dhe Tetova me numri më të madh të rasteve aktive me coronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 54.743, numri i pacientëve të shëruar është 32.366, numri i vdekjeve është 1.511, ndërsa numri i rasteve aktive është 20.866.

Nga rastet aktive me coronavirus, pothuajse gjysma janë nga Shkupi, pra 9,883 të infektuar, ndërsa pesë komuna ka mbi 1.000 të infektuar. Konkretisht, Gazi Baba me 1.472 dhe Aerodromi me 1.424, ndjekur nga Kisella Voda me 1.204, Karposhi me 1.192 dhe Qendra me 1.188 raste aktive për momentin.

Mbi 1.000 të infektuar ka në Prilep, ku numri i rasteve aktive është rritur në 1.010, ndërsa në Tetovë ka 1.004 raste aktive. Kumanova ka 961 raste, Manastiri 849, Velesi 784, Gostivari 759, Strumica 613 dhe Shtipi me 537 janë raste aktive.

Share This Article