Shkupi – qyteti më i ndotur në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të dhënat rreth ndotjes së ajrit në kryeqytet sërish janë alarmante. Shkupi mbrëmë sërish ka qenë vendi më i ndotur në botë.

Indeksi i ndotjes ka qenë 226 PM10, që konsiderohet shumë i rrezikshëm për shëndetin. Të dhënat e publikuara nga “Air Visual” tregojnë se edhe mbrëmë, Shkupi ka qenë në vendin e parë sa i përket ndotjes së ajrit.

Kjo nuk është hera e parë që Shkupi kryeson listën për ndotjen e ajrit. Të dhëna të ngjashme janë regjistruar edhe më 19 janar, kur indeksi i ndotjes arriti 430 PM10, ndërsa para ishin vetëm qytete nga India dhe Pakistani.

Ndryshe, të shtunën dhjetëra qytetarë protestuan para Kuvendit, duke kërkuar që organet të marrin masa urgjente për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply