Shkupi shkruan historinë, kalon në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Moment historik për Shkupin, që siguron kualifikimin në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, pas fitores ndaj Lincoln Red Imps, me rezultatin e përgjithshëm 2-3.

Një ndeshje me shumë vuajtje, por edhe shumë e vakët ishte sfida e kthimit ndaj Lincoln Red Imps për Shkupin, që në Gjibraltar u mund 2-0, por ishte rezultati i takimit të parë 3-0, që i siguroi ekipit nga Maqedonia e Veriut raundin tjetër.

Një pjesë e parë e dominuar nga vendasit, të cilët rrezikuan në disa raste portën e Naumovskit dhe në minutën e 32’ Juanfri gjeti rrugën drejt rrjetës dhe zhbllokoi rezultatin. Ndërkohë reagimi nga ana e kampionëve të Maqedonisë së Veriut ishte shumë i vakët.

Teksa edhe në fraksionin e dytë Shkupi bëri një paraqitje që la për të dëshiruar, pasi nuk mundi të reagonte siç duhej. Në minutën e 69’ skuadra nga Gjibraltari e çoi rezultatin në 2-0 pas golit të realizuar nga Casciaro.

Ndërkohë një moment të rrezikshëm e kaloi edhe në minutën e 88’ Shkupi, pasi Casciaro realizoi një goditje që krijoi iluzionet e golit, por që përfundoi në rrjetë të jashtme.

Ndërkohë në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve kampionët e Maqedonisë së Veriut do e kenë shumë të vështirë, pasi përballë do kenë Dinamo Zagreb.

Share This Article