ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Valë e frikshme krimesh në “kryeqytetin” e BE, Belgjika do të nxjerrë ushtrinë në rrugë 3 hours ago
‘Mburoja Lindore’, si dëshiron Polonia të mbrojë kufijtë e saj nga pushtimi 5 hours ago
Trump: Udhëheqësit evropianë do të vizitojnë SHBA-në për të diskutuar luftën në Ukrainë!  6 hours ago
I akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën 6 hours ago
Ky është autori i atentatit të përgjakshëm në Shkodër 6 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Shkupi shoqëron shtetasit e huaj drejt vendeve të tyre

albnews by albnews
16 March, 2020
in Maqedonia
0
Shkupi shoqëron shtetasit e huaj drejt vendeve të tyre
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

54 shtetasit që ishin bllokuar në Aeroportin e Shkupit, pas kthimit nga Katari, më në fund, janë dërguar drejt vendeve të tyre. Bëhet fjalë për 32 shtetas nga Shqipëria dhe 22 shtetas nga Kosova.

Të shoqëruar me konvojë policorë, këta shtetas janë hipur në autobusë, për t’u pranuar nga shtetet respektive, falë procedurave të përshpejtuara nga Ministria e Brendshme, ajo e Jashtme, dhe në koordinim me ambasadorët në vendin tonë.

RelatedPosts

Rama: Shqipet nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova ndotësit më të mëdhenj të pikave turistike

Mickoski: Pres që Prokuroria ta zbardh rastin me përgjimin

Ambasadori amerikan në NATO: SHBA-ja do stabilitet në Ballkanin Perëndimor

Nga ana tjetër, policia është duke marrë masa të rrepta në bllokimin e rrugëve, ndërkohë që priten direktiva dhe vendime nga Qeveria, për mbylljen e mundshme edhe të linjave ajrore. Po ashtu, policia pritet të shoqërojë edhe 13 shtetas të Kosovës, të cilët ishin në Maqedoni, të mbetur për shkak të krizës me virusin Korona.

“Qytetarët Kosovar të cilët u gjetën në masat e Qeverisë për tu ndaluar në qytetin e Dibrës, sot kemi marrë qëndrim që ata tu barten autoriteteve të Kosovës dhe për të vazhduar trajtimet, varësisht se si do të jetë situata me ata. Kemi trajtuar po ashtu edhe mundësinë që me protokolle shtesë të munden edhe kompanitë të cilat i furnizojnë me ushqime sidomos me prodhimet e qumështit të futen në qytetin e Dibrës”, u shpreh Agim Nuhiu, zv/Ministër i Brendshëm.

Lidhur me masat që duhet të respektohen, policia, në bashkëpunim edhe ministrinë e Shëndetësisë, ka garantuar monitorim, ndjekje si dhe ruajtje në karantinë të personave të dyshuar me simptoma. Shifrat e fundit, për mbikëqyrje, nga ana e policisë, flasim për rreth 241 persona, dhe rreth 150 prej tyre janë vetëm në Shkup. Nuk do të thotë se janë në karantinë, por në monitorim, për shkak të rrezikshmërisë së tyre, pas kthimit nga shtete të tjera.

“Në pajtueshmëri me vendimet e fundit të Qeverisë, do të diskutojmë edhe për atë që në kontroll të inkuadrohet edhe Ministria e Brendshme. Ne e diskutuam këtë dhe mendojmë se ky është edhe një mekanizëm që njerëzit në mënyrë të rreptë tu përmbahen atyre rekomandimeve – u shpreh Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë.

Kemi ngritur masat edhe në drejtim të respektimit të mbikëqyrjes së personave të cilat janë të rekomanduar nga Inspektorati shëndetësor. Bëhet fjalë mbi 200 persona. Dhe ne brenda ditës dy herë i komunikojmë ata”, tha Agim Nuhiu, zv/Ministër i Brendshëm.

Nga ministria e Brendshme njoftojnë se masat janë të rrepta, madje kufijtë tokësorë do të mbyllen për të gjithë shtetasit e huaj. Po ashtu, në mënyrë shtesë, edhe kufiri i gjelbër, është në monitorim të rreptë, në rast të kalimit ilegal. Mësohet se të paktën 60 pjesëtarë të ushtrisë janë vënë në ruajtje të kufirit të gjelbër vetëm me Shqipërinë./Alsat/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Valë e frikshme krimesh në “kryeqytetin” e BE, Belgjika do të nxjerrë ushtrinë në rrugë

Valë e frikshme krimesh në “kryeqytetin” e BE, Belgjika do të nxjerrë ushtrinë në rrugë

8 September, 2025
‘Mburoja Lindore’, si dëshiron Polonia të mbrojë kufijtë e saj nga pushtimi

‘Mburoja Lindore’, si dëshiron Polonia të mbrojë kufijtë e saj nga pushtimi

8 September, 2025
Trump: Udhëheqësit evropianë do të vizitojnë SHBA-në për të diskutuar luftën në Ukrainë! 

Trump: Udhëheqësit evropianë do të vizitojnë SHBA-në për të diskutuar luftën në Ukrainë! 

8 September, 2025
I akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

I akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

8 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result