Shkurtoi miliarda grante, Universiteti i Harvardit padit qeverinë amerikane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Administrata e Donald Trump është paditur nga Universiteti i Harvardit pas miratimit të ligjit për shkurtimin e miliarda dollarë granteve.

Në padinë e bërë publike nga mediat ndërkombëtare theksohet se Administrata Trump po rrezikon lirinë akademike.

Qeveria amerikane i justifikoi shkurtimet me protestat antisemitizmit të cilat u mbajtën në kampusin e universitetit elitar të Harvardit.

“Qeveria po ndalon qëllimisht fondet federale për të fituar kontrollin mbi vendimmarrjen akademike në Universitetin e Harvardit”, thuhet në padinë e Universitetit.

Sipas tyre, masat janë arbitrare dhe shpërfillin Amendamentin e Parë të Kushtetutës, i cili garanton lirinë e fjalës. Prandaj, shkurtimet duhet të pezullohen”.

Qeveria amerikane ka në plan të shkurtojë grantet shumëvjeçare të Harvardit që arrijnë në 2,2 miliardë dollarë (1.9 miliardë euro).  

Share This Article