Shmanget tentativa e tretë për atentat ndaj Donald Trump

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një person i armatosur është arrestuar në Kaliforni, pasi tentoi të hynte në mitingun ku do të fliste Donald Trump.

Arrestimi u bë të shtunën në Coachella, por u njoftua një ditë më pas. Sherifi lokal tha në një deklaratë se mund të jetë parandaluar një tjetër atentat ndaj ish-presidentit.

I arrestuari quhet Vem Miller dhe besohet të jetë anëtar i një organizate antiqeveritare të ekstremit të djathtë që, sipas sherifit, po planifikonte të vriste Trump.

Sipas informacioneve të para, ai kishte me vete një armë dhe një karikator, si dhe karta identiteti false për gazetarët dhe për zonën e spektatorëve VIP.

Burri u pa nga policia lokale dhe jo nga siguria e Trump, në një pikë kontrolli rreth 1 kilometër nga vendi i fjalimit.

Share This Article