Shok në tempull/ Gruaja zgjohet në arkivol pak para se ta digjnin (VIDEO)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një skenë e frikshme u shfaq në një tempull budist në periferi të Bangkokut, kur një grua 65-vjeçare, që po çojnë për djegie, papritur filloi të trokasë nga brenda arkivolit.

Tempulli “Wat Rat Prakhong Tham” publikoi një video në Facebook, ku shihet qartë gruaja e shtrirë në arkivolin e bardhë duke lëvizur duart dhe kokën, duke lënë të gjithë personelin e tempullit të shtangur.

Sipas kreut të tempullit, Phairat Sudchup, që foli për Associated Press të hënën (24 nëntor), të afërmit e sollën 65-vjeçaren duke menduar se kishte ndërruar jetë.
Papritur, personeli dëgjoi një trokitje të fortë nga brenda arkivolit.

“U habita pak, prandaj u thashë të hapnin kapakun dhe të gjithë mbetën pa fjalë”, rrëfeu ai.

“E pamë të hapte lehtë sytë dhe të rrihte me grusht anash arkivolit. Duhet të ketë trokitur për një farë kohe”.

Share This Article