Një gazetar me bazë në Argjetinë i cili ka lidhje të ngushta me Lionel Messin ka zbuluar planet e tij pasi të përfundojë aventura me Inter Miamin.
Tetë herë fituesi i Topit të Artë nuk ia doli ta fitojë medaljen në MLS pasi Inter Miami u eliminua në play-off, por tashmë ka probleme të reja pasi kontrata e tij skadon në fund të 2025.
E ardhmja afatgjatë e 37-vjeçarit ka mbetur në ajër, me mundësinë që ai të rikthehet në Argjentinë në vitet e fundit të karrierës.
Megjithatë, gazetari Yanina Latorre ka thënë se Evropa është një destinacion më i mundshëm për Messin pas largimit nga Florida.
Latorre është një gazetar nga Buenos Aires dhe një mik i ngushtë i famljes së Messit. Fituesi i Kupës së Botës ka paralajmëruar se do të donte rinovimin e kontratës këtë vit, megjithatë sipas Latorres ka një qëllim tjetër.
Ai ka bërë me dije se qëllimi i Messit është që të rikthehet të jetojë në Barcelonë pas pensionimit të tij nga futbolli.
“Messi më ka thënë se pasi ta përfundojë karrierën me Inter Miamin, ai do të rikthehet të jetojë në Barcelonë”.
“I thashë atij, ‘A nuk do të qëndrosh në Miami?’ Ai më tha, ‘Jo, jo, vendi im është Barcelona’”, ka thënë Latorre.
Messi shënoi 672 gola në të gjitha garat për Barcelonën duke u shpallur 10 herë fitues i La Ligas në Spanjë dhe katër herë fitues i Ligës së Kampionëve, para se të transferohej në Francë tek PSG-ja.