Shoqatat e gazetarëve dërgojnë në Kushtetuese çështjen e mbylljes së TikTok-ut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shoqatat e gazetarëve AGSH dhe BIRN kanë çuar në Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit të qeverisë për mbylljen e Tik Tok, me argumentin se është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën e të Drejtave të Njeriut.

Isa Myzyraj, në një deklaratë para Gjykatës Kushtetuese u shpreh se legjitimimi i një vendimi të tillë, do të sillte një precedent të rrezikshëm që mund t’i hapte më pas rrugën edhe mbylljen e rrjeteve të tjera sociale apo edhe mbyllje përfundimtare të internetit.

“Nuk mund të shkohet në censurë të plotë dhe mbyllje të rrjeteve sociale. Kjo cenon lirinë e shprehjes dhe të drejtën e qytetarëve shqiptarë.

Jemi besimplotë që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk do ta legjitimojë sepse kjo do të krijojë precedent që mund të çojë në mbylljen e rrjeteve të tjera sociale, apo mbylljen e internetit nga kjo qeveria apo qeveri të tjera që do të vijnë më pas”, tha kreu i Asocacionit për Gazetarët Shqiptarë.

Share This Article